Aparatura spiunazhi e çipa: Çka u sekuestroi policia tre rusëve që tentuan të hyjnë në Uzinën e Përpunimit të Armëve? - NACIONALE

Aparatura spiunazhi e çipa: Çka u sekuestroi policia tre rusëve që tentuan të hyjnë në Uzinën e Përpunimit të Armëve?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre persona të dyshuar si agjentë rusë janë arrestuar në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

ABC News raporton se dy personat me nënshtetësinë rusë dhe një me ukrainase, tentuan të hyjnë fshehurazi në objekt.

Dy ushtarët shqiptarë janë afruar me njëherë, ku edhe janë sulmuar nga tre personat. Të dy po trajtohen në Spitalin e Traumës.

Sipas raportimeve, të dyshuarve u janë sekuestruar pasaportat, dhe se u janë gjentur aparatura spiunazhi, ku në çipet e tyre kishte fotografi të Uzinës.

Ata kanë deklaruar se janë turistë, kur u morën në pyetje, por gjërat e gjetura në çantë kanë ngritur dyshimet.

Ndërkaq, kjo nuk është hera e parë që agjentë rusë i afrohen bazave ushtarake shqiptare.

Lajme të ngjashme