Ankohet Boiken Abazi: Rama s’e priti Kurtin në zyrë, si Shpend Ahmetin dhe të tjerët - NACIONALE

Ankohet Boiken Abazi: Rama s’e priti Kurtin në zyrë, si Shpend Ahmetin dhe të tjerët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Boiken Abazi, i cili është politikan i afërt me kryeministrin Albin Kurti, ka dhënë detaje rreth marrëdhënieve të tij me Edi Ramën.

Abazi, i cili ka qenë kryetar i VV-së në Shqipëri, ka pretenduar se Edi Rama ndërhyri në punët e brendshme të këtij subjekti politik.

Ai madje, tha se Kurtin, Rama nuk e ka pritur siç veproi me Shpend Ahmetin dhe të tjerët që u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ndërhyrje në punët e brendshme të partisë ka bërë Rama, lërë në punët e qeverisë dhe ato ndërkombëtare”, tha Abazi.

Vlen të theksohet se Abazi ishte kandiduar vitin e kaluar për deputet nga Kurti në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Por, në muajin shtator të vitit të kaluar, ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv, edhe pse një gjë të tillë e kishte bërë publike vetëm muaj më vonë, për të mos dëmtuar Vetëvendosjen në Zgjedhjet Lokale në Kosovë.

Lajme të ngjashme