Analisti Haliti publikon një foto të Kurtit dhe Bajqinovcit: Kanë kujtu që ja u boj 8 me 2 - NACIONALE

Analisti Haliti publikon një foto të Kurtit dhe Bajqinovcit: Kanë kujtu që ja u boj 8 me 2

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Afrim Haliti, ka reaguar pas reduktimeve të energjisë elektrike që filluan nga sot në Kosovë.

Haliti ka publikuar një fotografi të kryemininistrit, Albin Kurti dhe deputetit Mefail Bajqinovci, në të cilën shihen duke qeshur.

Në këtë foto, është një citat, që sipas Halitit e ka thënë Kurti.

Kanë kujtu që ja u boj 8 me 2”, thuhet në fotografinë.

Ndryshe KEDS me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se nga sot do të fillojnë reduktimet me energji elektrike.

Për fillim, këto reduktime do të jenë 6 orë me rrymë dhe 2 pa të.

Lajme të ngjashme