Ambasadori turk, mysafiri i parë i kryeministrit Kurti në vitin 2024 - NACIONALE

Ambasadori turk, mysafiri i parë i kryeministrit Kurti në vitin 2024

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me te cilin kanë diskutuar mbi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Kryeministri Kurti e falënderoi diplomatin turk për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës.

“Me urimet e dyanshme për Vitin e Ri 2024, takimin e parë për këtë vit, kryeministri Kurti dhe ambasadori Angılı e filluan duke reflektuar mbi bashkëpunimin përgjatë vitit 2023, sidomos në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe ekonomisë dhe e vazhduan me planet dhe synimet e partneritetit ndërmjet dy shteteve për vitin në të cilin sapo kemi hyrë”, është thënë në njoftimin për media të Zyrës së Kryeministrit.

Sipas njoftimit, ambasadori Angılı e ka uruar kryeministrin dhe popullin e Kosovës për liberalizimin e vizave.

Lajme të ngjashme