Ambasadori i Ukrainës në Gjermani i reagon Elon Muskit: P*rdhu
Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnik, iu përgjigj Elon Musk, i cili publikoi propozimet e tij për paqen midis Ukrainës dhe Rusisë që janë të dëmshme për Ukrainën në një sondazhi që pyet përdoruesit e Twitter nëse janë dakord me të.
Kujtojmë se Musk shkroi se referendumet në rajonet e aneksuara duhet të përsëriten nën mbikëqyrjen e OKB-së, se Krimea duhet të jetë zyrtarisht pjesë e Rusisë dhe të sigurojë furnizimin me ujë të Krimesë dhe se Ukraina duhet të mbetet neutrale.
Ambasadori ukrainas Melnik iu përgjigj postimit të Musk në Twitter: “Fuck off është përgjigja ime shumë diplomatike për ju, Musk”.
Fuck off is my very diplomatic reply to you @elonmusk
— Andrij Melnyk (@MelnykAndrij) October 3, 2022
Ai gjithashtu shtoi: "Rezultati i vetëm është që tani asnjë ukrainas i vetëm nuk do t'i blejë KURRË katrahurën tuaj të ndyrë nga Tesla". Paç fat". /Nacionale/
The only outcome ist that now no Ukrainian will EVER buy your f…ing tesla crap. So good luck to you .@elonmusk
— Andrij Melnyk (@MelnykAndrij) October 3, 2022