Ambasadori i Francës në Kosovë: Shfrytëzoni orët e mbetura para afatit nga Gjykata Kushtetuese
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka komentuar seancën e sotme në Kuvend.
Guerot ka ftuar partitë t’i shfrytëzojnë plotësisht orët e pakta të mbetura.
“Së bashku me ambasadorë të tjerë, mora pjesë në seancën e sotme të Parlamentit. Bllokimi aktual po dëmton Kosovën. I inkurajoj të gjithë politikanët që t’i shfrytëzojnë plotësisht orët e pakta të mbetura para se të përfundojë afati i Gjykatës Kushtetuese nesër”, tha ai.