Nënshkruhet marrëveshja për mirëmbajtjen e varreve të gjermanëve në Kosovë - NACIONALE

Nënshkruhet marrëveshja për mirëmbajtjen e varreve të gjermanëve në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde kanë nënshkruar një marrëveshje për mirëmbajtjen e varreve të gjermanëve në Kosovë të rënë në luftëra.

Rhode, përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se mirëmbajtja do të bëhet nga Volksbund, të cilët në emër të Qeverisë gjermane janë të dedikuar të bëjnë regjistrimin dhe ruajtjen e varreve të gjermaneve të vdekur në luftëra jashtë vendit.

“Sot ministrja Donika Gërvalla Schwarz dhe unë nënshkruam marrëveshje lidhur me varret gjermane të luftës ne Kosovë ku Volksbund do lejohet të sigurojë mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj tyre në mënyrë të denjë dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Faleminderit Kosovë për këtë gjest respekti”, shkroi ambasadori gjerman.

Lajme të ngjashme