Ambasadori britanik takon nënkryetaren e VV-së: Shpresoj që në këtë fushatë të refuzohet gjuha e urrejtjes
Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, njoftoi të ketë takuar nënkryetaren e Vetëvendosjes, Mrika Limani Myrtaj, me të cilën tha të kenë biseduar për fushatën zgjedhore.
Hargreaves tha se i ka shprehur asaj shpresën “që të refuzohet gjuha e urrejtjes,” dhe se pas përfundimit të zgjedhjeve të zgjedhet “menjëherë presidenti.”
Postimi i plotë:
Sot takova nënkryetaren e dytë të Vetëvendosjes, Mrika Limani Myrtaj. Diskutuam për fushatën zgjedhore që po zhvillohet, veçanërisht për shpresën tonë që të gjitha partitë do të jenë të respektueshme dhe do të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, gjuhën mizogjine dhe dhunën online ndaj grave. Ramë dakord që Kosova ka nevojë për zgjedhjen e një Presidenti menjëherë pas këtyre zgjedhjeve.