Ambasada e Japonisë në Kosovë: Ngushëllimet për Shinzo Aben, dëshmi e marrëdhënieve tona të forta
Ambasada e Japonisë në Kosovë ka reaguar nëpërmjet Facebook-ut për ngushëllimet që mori nga liderët kosovarë pas vrasjës së ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.
Ambasada japoneze ka thënë se janë të pikëlluar për vdekjen e tij, teksa përmendën nismën e Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor, që synonte promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Ngushëllimet që kemi marrë sot janë dëshmi e marrëdhënieve tona të forta miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës, për të cilat zoti Abe dha një kontribut të madh”, thuhet në reagim.