Aktivisti u drejtohet militantëve të VV-së: Mos harroni me duartrokit Berishajn për 600 mijë eurot cash
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti ka ironizuar pasi kryeministri Albin Kurti u kërkoi të rinjve në Vetëvendosje që të aktivizohen më shumë.
Ahmeti në një shkrim në Facebook, ka përmendur disa prej skandaleve e punësimeve që u raportuan se kanë të bëjnë me Qeverinë Kurti.
Në fund, ai ka përmendur edhe rastin e ambasadorit në Kroaci, Martin Berishajn.
Postimi i plotë i Ahmetit:
Kqyrni tash militantat e VV-se tu shkru ne rrjete sociale masi ua kerkoi Albini. Bravo Vjose qe e bone ciken e tezes rektore. Bravo Liburn qe i ke ble banesat ne Marigona Hill se lagje e mire. Bravo Albulene, Glauk, Xhelal e Besnik qe i keni rahatu familjaret neper ministri. Aman mos harroni me duartrokit edhe Martin Berishajn per lidhjet me GEN-in, edhe 600 mije eurot cash.
