Aktivisti nga komuniteti goran: Një organizatë ruse po shpërndan ndihma në Dragash - NACIONALE

Aktivisti nga komuniteti goran: Një organizatë ruse po shpërndan ndihma në Dragash

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aktivisti nga komuniteti goran, Fatir Berzati, ka thënë se në Dragash ekziston një organizatë humanitare ruse që shpërndanë ndihma pas orës 18:00 në këtë komunë.

Berzati tha se emri i zyrës është në gjuhën ruse, dhe sipas tij puna e tyre pas orës 18:00 në mbrëmje është e dyshimtë.

“Ka edhe organizata ruse qe funksionon në atë rajon, humanitare në komunën e Dragashit, hala nuk e kemi konfirmu. Mas orës 18:00 zyra hapet dhe shpërndan ndihmë, germat e lokalit janë në gjuhën ruse, por deri tani nuk ka pas ndonjë reaksion nga zyrtarët kur kemi pyet se cka është e ku është. Ata punojnë pas orës 18:00 në mbrëmje, në atë pjesë është pak terr dhe nuk është mirë me lëvizë andej”, tha Berzati për T7.

Lajme të ngjashme