Aktivisti i VV-së ironzion me Vuçiqin: O ka hyrë me vonesë, o e kanë dënuar
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enis Sulstarova ka ironizuar me fotografinë nga Davosi, ku presidentit serb, Aleksandër Vuçiq shihet i ulur mbrapa liderëve të tjerë, duke përfshirë këtu edhe kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar: “O ka hyrë me vonesë, o e kanë dënuar”.
Në një event në margjina të Forumit Ekonomik Botëror, Vuçiq shihej në skajin e sallës, i ulur në një karrige të vendosur prapa karrigeve të udhëheqësve të tjerë.
Se a është e rastësishme apo e qëllimshme kjo vendosje e udhëheqësve, nuk dihet, por dihet se Serbia nuk është pajtuar me Bashkimin Evropian për t’i vendosur sanksione Rusisë për luftën e këtij shteti në Ukrainë.