Aksion para Kuvendit: Organizata YIHR ua shpërndanë Kushtetutën deputetëve
Organizata Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë sot do të organizojë aksion simbolik.
Pasi nesër është Dita e Kushtetutës, ata do të shpërndajnë Kushtetuta për të gjithë deputetët.
Njoftimi:
I/e nderuar,
Urojmë që jeni mirë.
Për nder të Ditës së Kushtetutës, sot nga ora 13:00, YIHR KS do të mbaj një aksion para Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në këtë aksion do të shpërndajmë 120 kopje të Kushtetutës së Kosovës tek 120 deputetët e deputetet e Kuvendit – jo si dhuratë e as si dokumente të thjeshta në letër, por si rikujtim i fuqishëm për deputët e deputetet tona rreth asaj se cka garanton dhe mbronë kjo Kushtetutë - vlera të përbashkëta demokratike dhe parime të palëkundura të drejtësisë, barazisë dhe lirisë.
Këtë ditë të Kushtetutës, përmes këtij aksioni, ne ritheksojmë që lufta jonë për barazi dhe liri, dhe për zhdukje të diskriminimit vazhdon më e fortë se kurrë. Ne refuzojmë të mbyllim sytë, dhe refuzojmë të pranojmë fjalë dhe sjellje denigruese, diskriminuese dhe cënuese nga deputetët të cilët thirren ne emër të po të njejtës Kushtetutë që e përbuzin.
Ju presim para Kuvendit sot nga ora 13:00.
Gjithë të mirat,