Aksidenti në fshatin Mrasor, Spitali i Gjakovës jep detaje: 10 persona janë pranuar në Emergjencë, 2 janë transferuar në QKUK
Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor.
Përmes një njoftimi spitali ka treguar se 10 persona janë pranuar në repartin e Emergjencës.
Sipas njoftimit, 2 prej tyre janë transferuar në QKUK.
“Rreth orës 19:10, në Repartin e Emergjencës të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës janë pranuar 10 persona të lënduar nga aksidenti i trafikut që ka ndodhur në fshatin Mrasor. Pas ekzaminimit dhe trajtimit fillestar, pacientët janë sistemuar si vijon: * Gjithsej të pranuar në Repartin e Emergjencës: 10 persona * Të transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë: 2 pacientë * Të pranuar në Repartin e Ortopedisë: 5 pacientë * Të pranuar në Repartin e Kirurgjisë: 1 pacient * E pranuar në Repartin e Gjinekologjisë (paciente shtatzënë): 1 paciente * Të liruar për trajtim në shtëpi: 1 pacient”, është thënë në njoftimin e spitalit.