Aksident trafiku në Prishtinë, dy të lënduar - NACIONALE

Aksident trafiku në Prishtinë, dy të lënduar

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturash që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në Prishtinë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ai ka treguar se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Arbënor dhe Astrit Dehari”.

“Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana, duke shtuar se njësitet e Trafikut të Kryeqytetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit.

Lajme të ngjashme