Aksident në rrugën Vushtrri-Mitrovicë, i dyshuari largohet nga vendngjarja
Një aksident ka ndodhur në orët e pasdits në rrugën Vushtrri - Mitrovicës.
Dyshohet se shkaktari është larguar nga vendi i ngjarjes.
Këtë e ka konfirmuar Fexhrie Pllana, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Me rastin janë duke u marrë hetimet e njësisë së Trafikut Rajonal”, tha Pllana për Express.
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Dobërlluk.
