Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, një i vdekur - NACIONALE

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, një i vdekur

3 ditë më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një person ka mbetur i vdekur nga një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se përplasja ndodhi në fshatin Karinë, mes dy veturave, "Benz" dhe "Volkswagen", ku përveç një viktime, dy persona të tjerë janë lënduar, me ç'rast janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

“Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, Peqin, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, dhe për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, si dhe janë dëmtuar dhe dy pasgjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, bën me dije policia.

Lajme të ngjashme