Aksident mes trenit dhe veturës në Drenas
Sot rreth orës 07:00 në Drenas, saktësisht në fashtin Baicë, ka ndodhur një aksident në mes të një treni dhe një veture.
Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lendime trupore, ndërkohë që i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin për Nacionale e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor,” - ka thënë Ahmeti.