Aksident i rëndë në Vushtrri, humbin jetën dy të rinj të moshës 19 dhe 17-vjeçare - NACIONALE

Aksident i rëndë në Vushtrri, humbin jetën dy të rinj të moshës 19 dhe 17-vjeçare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte rreth orës 22 ka ndodhur një aksident me fatalitet në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë përkatësisht në rrugën transitore Smrekonicë – Gojëbulë ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Policia njofton se viktimat janë të moshës 19 përkatësisht 17 vjeçare ku njëri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa viktimia tjetër është dërguar në spitalin e Vushtrrisë mirëpo si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën dhe është konfirmuar vdekja e tij nga ana e personelit mjekësor

Njësitet kompetente të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë vendshiqmin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Lajme të ngjashme