AKB: Partneriteti me SHBA-në është jetik për zhvillimin e Kosovës
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka kundërshtuar qasjet politike që, sipas saj, anashkalojnë partneritetin strategjik të Kosovës me SHBA-në.
AKB theksoi se zhvillimi ekonomik, siguria energjetike dhe integrimi euroatlantik duhet të ndërtohen në koordinim me aleatin kryesor të vendit.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, deklaroi se “kundërshtimi i projekteve amerikane, përfshirë projektin e gazit amerikan, është kundërshtim i zhvillimit të Kosovës”.
AKB u bëri thirrje partive politike që të vendosin interesin shtetëror mbi kalkulimet partiake dhe të forcojnë bashkëpunimin me SHBA-në.