Ajvazi pyet: Pse KOSTT ende s’e ka publikuar parashikimin e ngarkesës për konsum të energjisë elektrike për nesër?
Kushtrim Ajvazi, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve Vendos ka publikuar një video nga uebfaqja e KOSTT.
Aty shihet se nuk është publikuar ende parashikimi i ngarkesës për konsum të energjisë eletrike për nesër.
Ajvazi ka thënë se kjo përditësohet çdo ditë.
“Për hir të transparencës publike:
Pse KOSTT ende nuk e ka publikuar parashikimin e ngarkesës për konsum të energjisë elektrike për ditën e nesërme sikur e ka bërë çdo ditë tjetër?” – ka shkruar ai në Facebook.