Ahmeti komenton Big Brother: Për veti jam i sigurt që do të kisha pasoja - NACIONALE

Ahmeti komenton Big Brother: Për veti jam i sigurt që do të kisha pasoja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kometuar formatin Big Brother, duke thënë se ai nuk do të mund të qëndronte i mbyllur dhe se do të kishte pasoja.

Ahmeti në Tëitter ka thënë se Big Brother është eksperimenti i mirë sociologjik dhe shkencor.

Ai ndër të tjera ka thënë se në burg ka më shumë liri.

BB mbetet eksperiment i mirë sociologjik dhe shkencor në përgjithësi se sa munden njerëzit me mbet normal në ambiente të tilla. Kjo nuk është kritikë për banorët por vështrim për natyrën njerëzore, përfshi edhe vetën.

Mbyllur në 500 m2, me njerëz të njejtë pa kontakt me botën e jashtme, pa tema domethënëse me ndikim (përveç rasteve specifike) dhe të vëzhguar dhe gjykuar 24 orë nga çdokush duhet të ketë pasoja. Burgu ka më shumë liri. Për veti jam i sigurt që do të kisha pasoja.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme