Agusholli: Padrejtësive i erdhi fundi, vajza me mbulesë kthehet të hënën në shkollë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli ka deklaruar se nga e hëna vajza me mbulesë do të vazhdojë mësimin në Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë.
Agusholli ka thënë se sot i erdhi fundi padrejtësive, duke shtuar se MASHTI ka interpretuar se nuk ka asnjë ndalesë që vajzat me shami të pengohen nga e drejta e tyre për arsimim
“Sot i erdhi fundi padrejtësive! Nga e hëna, A.D. do të vazhdoj mësimin në Gjimnazin 'Bedri Pejani', bashkë me të gjitha vajzat me mbulesë, të cilave u është mohuar kjo e drejtë qe një kohë të gjatë. Sipas interpretimit të MASHT-it, nuk ka asnjë ndalesë që vajzat me shami të pengohen nga e drejta e tyre për arsimim!” – ka shkruar ai.
Tutje deputeti i VV-së ka shpresuar që rastet e tilla të mos përsëritën kurrë më.
“Falënderoj Ministrinë e Arsimit për këtë vendim të drejtë. Shpresoj që raste të tilla të mos përsëriten kurrë më. Problemet duhet të zgjidhen nga koka, e jo nga bishti!” – ka përfunduar ai.