Afera 15 milionëshe për tenderin me naftë: Petrol Company sfidon AQP-në për dokumentin e falsifikuar të IP Petrol, lotet milionëshe mbeten pezull - NACIONALE

Afera 15 milionëshe për tenderin me naftë: Petrol Company sfidon AQP-në për dokumentin e falsifikuar të IP Petrol, lotet milionëshe mbeten pezull

2 orë më parë

nga NACIONALE

Gjatë këtij viti, AQP-ja që është Agjencia Qendrore e Prokurimit, kishte hapur tenderin ku i ka ftuar të interesuarit, si IP Petrol, Petrol Company, HIB Petrol dhe të gjithë ata që merren me derivate të naftës, që të konkurrojnë në tender për furnizimin me karburante të veturave publike.

Gazeta Nacionale ekskluzivisht kishte raportuar për këtë skandal milionësh, ku një kompani e afërt me pushtetin kishte fituar tenderin prej 16 milionë eurosh, duke përdorur dokumente false.

Ndërsa Petrol Company kishte kontestuar vendimin për Lotet 2, 5 dhe 7, duke pretenduar se operatorit të rekomanduar për kontratë, "IP Petrol" iu është pranuar një dokument që, sipas kompanisë ankuese, nuk e plotëson kërkesën e përcaktuar në Dosjen e Tenderit për garancion, autorizim ose konfirmim nga rafineria/prodhuesi, raportonFront Online.

Pra, IP Petrol dhe HIB Petrol është dashur të kenë marrëveshje me gjigantë si BP, OKTA apo OMV, pra me korporata të mëdha që janë rafineri ose prodhues.

Siç ka raportuar Gazeta Nacionale dy ditë më parë, "IP Petrol" ose "IP-KOS" e ka pasur të qartë dhe e ka ditur se çfarë po bënte. Nuk i ka interesuar ligji, nuk i kanë interesuar kushtet e tenderit, të cilët kanë fituar pesë lote, pra IP e ka fituar tenderin në vlerë prej 15 milionë eurosh me këtë dokument, i cili në fund ka rezultuar se është i falsifikuar.

Por, në anën tjetër AQP-ja e ka refuzuar kërkesën për rishqyrtim të Petrol Company si të pabazuar, pavarësisht se kompania ankuese ka ofruar dëshmi se behet fjalë për falsifikim të ddokumenteve zyrtare nga ana e kompanisë "IP Petrol".

Petrol Company: Kriteri ishte i qartë,dokumenti duhej nga prodhuesi ose rafineria

Në kërkesën e saj të datës 27 korrik 2026, Petrol Company rikujton se në Dosjen e Tenderit ishte kërkuar shprehimisht: “Garancion apo autorizim apo konfirmim nga rafineria/prodhuesi.”

Pra, si evidencë kërkohej dokument që garantonte furnizimin për kontratën apo Lotin për të cilin operatori ofertonte, origjinal, i nënshkruar dhe i vulosur.

Lajme të ngjashme