ABU DHABI: Loriana Kuka mposhtet në çerekfinale, tani në kërkim të medaljes së bronztë - NACIONALE

ABU DHABI: Loriana Kuka mposhtet në çerekfinale, tani në kërkim të medaljes së bronztë

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, nuk ka arritur ta përsërit suksesin e dy raundeve të kaluara, duke u mposhtur nga kinezja, Zhenzhao Ma, në çerekfinalen e grandslamit që po mbahet në Abu Dhabi.

Kuka u mposht në çerekfinale me dy wazari apo ndryshe me ippon në kategorinë deri në 78 kilogram, ndërsa tani do ta vazhdojë luftën për medaljen e bronztë nëpërmjet repesazhit.

Në çerekfinale të repesazhit do të takohet me italianen, Giorgia Stangherlin.

Lajme të ngjashme