Abott: Shqetësuese dorëheqja e policëve serb në Kosovë; të punojnë në veri pa frikësim - NACIONALE

Abott: Shqetësuese dorëheqja e policëve serb në Kosovë; të punojnë në veri pa frikësim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka reaguar në lidhje me dorëheqjet e policëve serb nga Policia e Kosovës. Ai ka thënë se ndan shqetësimin për dorëheqjet e tyre.

Abott përmes një tëeet-I, ka thënë se është në interes të vetë komunitetit shërbimi i këtyre zyrtarëve, derisa thotë se ata duhet ta bëjnë punën e tyre pa frikësime nga brenda ose nga jashtë.

Unë ndaj shqetësimin se një numër i policëve serbë të Kosovës të saporekrutuar kanë dhënë dorëheqje. Është në interes të komunitetit që policia serbe e Kosovës të vazhdojë të punojë në veri të Kosovës dhe ta bëjë këtë pa frikësimin e brendshëm apo të jashtëm.”- ka shkrur Abott.

Lajme të ngjashme