Abdullahu: Kurti po shti rruza n’pej në Greqi - NACIONALE

Abdullahu: Kurti po shti rruza n’pej në Greqi

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë se Kurti duhet të ketë kujdes nga udhëtimet e shumta në Greqi.

Kjo pasi, sipas tij, në një vend mosnjohës si Greqia duhet patur kujdes, sidomos në deklarime.

Tutje ai foli edhe për udhëtimin në ShBA, duke shtuar se kryeministri nuk është pritur në Shtëpinë e Bardhë.

“Qe sa herë shtin rruza në pejë në Greqi. Gjen mënyrë për t’u justifiku pse po shkon në Greqi.

Harron se prioritet mbi prioritetet është begatimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori po do me mbrojtë Albin Kurtin nga vetja e tij, nga ideologjia e tij, nga diktatura populiste, nga majtizmi ekstremist. Ka konsideratë për qytetarin e Kosovës dhe e respekton edhe votën e tij”, ka thënë ndër të tjerash ai në T7.

Lajme të ngjashme