Abdixhiku: Unë fjalën e mbaj, s’ka koalicion me Vetëvendosjen, LDK është në qëndrimet e veta krenare
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në “Debat plus” ka thënë qartë se nuk ka koalicion me Vetëvendosjen e as nuk do të ketë, sepse sipas tij me këtë parti dallojnë në thelb.
“Qëndrimi i LDK-së është i pandryshueshëm, kemi dallime thelbësore me Vetëvendosjen. Është kontribut kombëtarë i LDK-së, që të mos bashkëpunoj me një parti e cila mashtron, e cila ka përçarë Kosovën, e cila ka uzurpuar institucionet. LDK është në qëndrimet e veta krenare, dje sot dhe nesër do të jetë. Nuk ka koalicion me Vetëvendosjen, nuk ka pasur asnjë kontakt me Vetëvendosjen zyrtarisht.” – tha ai.