Abdixhiku thumbon Agim Veliun e Skënder Hysenin: Mos t'më mbajnë ligjerata, e bënë LDK-në si AAK
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar ashpër dikur bashkëpunëtorët e ngushtë, Agim Veliu e Skënder Hyseni.
Teksa nuk ua përmendi emrat, ai iu përgjigj gazetarit, duke thënë se ata e sollën LDK-në në nivel të AAK-së.
Tutje, i pari i LDK-së shtoi se nëse të apostrofuarit kanë ndonjë ide tjetër, në pranverën e vitit të ardhshëm ta paraqesin në kuvend të partisë.
“E kanë pru LDK-në në nivel të AAK-së. Mos t’më japin ligjërata. S’mund të më japin as mua e as kolegëve të mi se si qeveriset me një parti.
Nëse kanë ide tjetër, në pranverën e vitit të ardhshëm le ta paraqesin në Kuvendin e LDK-së. Nuk i kuptoj se si njerëzit e LDK-së e bëjnë opozitën kundër LDK-së. Ne nuk jemi të imponuar në LDK, ne jemi të zgjedhur aty.
Këta që opozitën e vetme e bëjnë kundër LDK-së, s’i kuptoj fare. Saherë që bëjë diçka ka një kor gazmor, që nis me një ish-zyrtar të LDK-së dhe përfundon me një gazetar të ish-pushteteve dhe të gjithë bashkë më sulmojnë mua”, tha Abdixhiku në Pressing.
