Abdixhiku: Studentët drejtojnë kohë, rrëzojnë regjime e përcaktojnë epokë, ata nuk blihen
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Kurti u nisi mesazh në telefona privat studentëve, duke i njoftuar se u kanë dalur nga 100 euro.
Abdixhiku e ka quajtur ‘mesa cringe’, këtë veprim të Kurtit, duke shtuar se studentët drejtojnë epokë e rrëzojnë regjime, dhe se nuk blihen.
E plotë:
Të ardhmen që ua vodhi, në shtetin më të varfër e më të izoluar në Evropë, me arsimin ndër më të fundit në botë, provon t’ua blejë me 100 euro për votë - tre ditë para balotazhit.
Një regjim i frikësuar dhe në rënie të lirë, po trajton studentët e Kosovës si material shitblerje zgjedhor. Studentët drejtojnë kohë, rrëzojnë regjime e përcaktojnë epokë.
Prandaj, këta SMS ‘cringe’, para zgjedhjeve nuk blejnë as heshtjen, as shpresën. As votën.
I keni nënçmuar.
Kosova është shumë e mençur se sa po e trajton kryepopullisti sot!