Abdixhiku pretendon se ka ndërtuar një frymë bashkimi në LDK, por Hoti nuk publikoi foto të tij dhe Osmanit nga tubimi në Ratkoc - NACIONALE

Abdixhiku pretendon se ka ndërtuar një frymë bashkimi në LDK, por Hoti nuk publikoi foto të tij dhe Osmanit nga tubimi në Ratkoc

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ka njohur vetes meritat për eliminimin e pakënaqësive brenda subjektit të tij politike.

Në një intervistë në Pressing, ai e ka tejkaluar me lehtësi lënien jashtë 10-shës së parë në listë të Hykmete Bajramit dhe Avdullah Hotit, veprim ky që u kritikuar.

Madje, ai u shpreh krenar se ka ndërtuar një frymë të bashkimit brenda LDK-së.

Duke iu referuar tubimit në Ratkoc të Rahovecit, ku mori pjesë edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, ai tha se një fotografi të tillë nuk ka mundur të paramendohet para disa muajve.

Megjithatë, kandidati për deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ishte i pranishëm në këtë takim, nuk posto fotografi të Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit.

Nëse dikush është i pakënaqur, duhet me me shikur mu. Unë kam dal numër dy. Tjerët nuk kanë arsye me fol asnjeri. Kjo pamje e bashkimit, shikone. Këtë fotografi nuk e kishit paramenduar para katër pesë muajve”, ka thënë ai, duke thënë se ka arritur të ndërtoi një frymë ta bashkimit brenda LDK-së.

Jam i lumtur që kam arritur me e ndertu një frymë bashkimi brenda LDK-së, ja shumë shumë i lumtur. Dhe sado që të ketë pakënaqësi të gjitha do t`i mbajnë brenda shtëpisë. Këtu përfundon gjithçka”, ka thënë Abidxhiku.

Në takimin për të cilin foli Abdixhiku kishte marrë pjesë edhe kandidati i LDK-së për deputet, Avdulah Hoti.

Pas tubimit në Ratkoc, ai ka shkruar për takimin. Në profilin e tij në Facebook, Hoti ka postuar katër fotografi dhe në asnjërën prej tyre nuk shihet Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani.

Nga Ratkoci, të mobilizuar për fitoren e shtëpisë sonë politike. Para së gjithave rëndësi ka mbështetja për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe respekti ndaj aktivistëve që kanë qëndruar besnik ndaj vizionit tonë, ata janë themeli i çdo fitoreje. Me 7 qershor, numri që garanton stabilitet dhe të ardhme të sigurtë është 113”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme