Abdixhiku nga Obiliqi: Kjo nuk është Kosova që qytetarët e kanë kërkuar si ndryshim - NACIONALE

Abdixhiku nga Obiliqi: Kjo nuk është Kosova që qytetarët e kanë kërkuar si ndryshim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sot në komunën e Obiliqt në kuadër të vazhdës së takimeve me qytetarë nën moton “LDK ju dëgjon”.

Abdixhiku tha se vendi po kalon në një kohë të vështirë ekonomike dhe shoëqrore.

“Çmimet e larta, pagat e ulëta, furnizimi energjetik, mungesa e investimeve kapitale, rrënimi shëndetësor, kriza në arsim e ikja e të rinjëve janë brengat e shprehura në çdo takim. Qytetarët tanë janë ngopur me arsyetimet mbi të shkuarën, siç po lodhen me polarizimin e skajshëm shoqëror që po u servohet në vazhdimësi. Kjo nuk është Kosova që e kanë kërkuar si ndryshim”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.

Kreu i LDK-së shtoi se qytetarët meritojnë hapa të shpejt për zhvillim, që sipas tij LDK ka plan si të bëhet një gjë e tillë.

Shoqëria jonë meriton hapa të shpejtë zhvillimor drejt së ardhmes që kjo gjeneratë politike duhet ta krijojë. Ky është qëllimi ynë. Ne kemi një plan; kemi dhe ekip të denjë e të përgjegjshëm për të dërguar Republikën në drejtimin e synuar gjithëherë. Për të bërë këtë rrugëtim, do të flasim, do të takojmë, e do të punojmë në çdo fshat e çdo qytet të vendit tonë. Do të jemi zë i qytetarëve tanë sot, për të qenë ndryshues të vërtetë nesër”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të ngjashme