Abdixhiku pas takimit për dialogun: Më shumë na ka informuar Lajçaku e Escobari se Kurti
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit që pati me kryeministrin Kurti në lidhje me çështjen e dialogut që kishte ndodhur në Bruksel.
Ai ka thënë se partitë opozitare janë informuar në detaje nga ndërmjetësuesi ndërkombëtar lidhur me takimin në Bruksel, dhe se ftesa e Kurtit ishte e vonshme.
“Konsideruam që kjo ftesë është e vonshme pasi vjen dy javë pas takimit në Bruksel. Në ndërkohë partitë opozitare janë informuar në detaje nga ndërmjetësuesi ndërkombëtar në masë më të thellë se sa që na informoi sot kryeministri Kurti. Ai bëri sot një prezantm të gjashtë pikave të cilat tashmë janë të njohura për publikun”, deklaroi Abdixhiku pas takimit.

Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Ardian Gjini.
Partia Demokratike nuk kishte pranuar të merrte pjesë në takim.