Abazoviq i drejtohet opozitës në Kuvend: Ju shqetëson fakti se jam pjesëtar i kombit pakicë (shqiptar)
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, mbajti fjalim të ashpër në parlamentin ku po tentohet ta rrëzojnë Qeverinë e tij. Abazoviq tha se nga po urrehet vetëm se është pjesëtar i pakicës shqiptare.
“Që në ditën e parë u ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë [shqiptar]. Unë jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbrojti interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruajti kursin e politikës së jashtme”, ka thënë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Abazoviq mund të rrëzohet nëse parlamenti i Malit të Zi i grumbullon 41 vota, ndërkohë që momentalisht opozita thuhet se i ka 38 vota
“Jam kryeministër që merr vendime të vështira. Sot ndoshta bashkoheni të gjithë në urrejtje. Heren tjetër bashkohuni ne dashuri. Le të flasim për gjëra reale jo halucinacione e bash për këtë duhet të bashkohemi… Pres diskutimin dhe përpjekjen e sotme për të shpjeguar pse erdhi iniciativa për rrëzimin tim, kush është frymëzuesi dhe çfarë fshihet pas saj”.
“Ka nevojë që Mali i Zi të ndalet në rrugën e transformimit në mënyrë që struktura të caktuara rifitojnë pozicionet e tyre financiare që u kanë shpëtuar ose janë në gjendje të mirë për t’u shpëtuar. Për këtë do të flas më poshtë, emrin dhe mbiemrin”.