Abazi lajmërohet nga Amerika: Një ditë tjetër shumë produktive në Washington - NACIONALE

Abazi lajmërohet nga Amerika: Një ditë tjetër shumë produktive në Washington

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti aktualisht i Vetëvendosjes, Haki Abazi, tash e disa ditë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka postuar në Facebook foto nga takimi me Kongresistin dhe bashkë-kryesuesin e grupit të kongresisteve për çështjet shqiptare, Robert Adelhorf dhe me profesorin amerikan Daniel Serëer.

Ai këto takimi i ka quajtur si “shumë produktive” teksa me ta ka biseduar për fazën në të cilën ndodhet Kosova.

Shkrimi i tij:

Një ditë tjetër shumë produktive në Washington D.C.

Gjatë ditës kam realizuar takime në Departmentin e Shtetit, në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit, gjithashtu jam takuar me Kongresistin dhe bashkë-kryesuesin e grupit të kongresisteve për çështjet shqiptare, Robert Adelhorft, dhe në SAIS -Univeristetin Johns Hopkins bashkë me mikun vjeter profesorin e nderuar Daniel Serwer.

Biseda të hapura dhe konstruktive, pyetje të rëndësishme dhe kritike për fazën në të cilën ndodhet vendi ynë, ndryshimet dhe sifdat e krijuara nga agresioni i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë dhe daljen nga situata me sa më pak dëme dhe duke siguruar funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë zhvillimore të vendit tonë.

Lajme të ngjashme