Abazi: Krimi ndaj 11-vjeçares tregon dështimin e sistemit të edukimit - NACIONALE

Abazi: Krimi ndaj 11-vjeçares tregon dështimin e sistemit të edukimit

1 muaj më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar për rastin e 11-vjeçares.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Abazi ka thënë se ky krimi tregon mungesën e sistemit të edukimit.

Tutje ai shtoi se krimi ku dhunohet cilido njeri dhe e drejta për jetë të sigurtë e sidomos të miturit shpërfaqë mungesën e drejtësisë.

"Krimi i rëndë ndaj 11 vjeçares, poashtu tregon mungesën dhe dështimin e sistemit të edukimit dhe prezencën e lartë të traumës dhe sëmundjeve postraumatike dhe çrregullimeve mendore. Në disa shoqëri këto manifestohen me vrasje të qytetarëve, në disa të tjera me abuzim të alkoholit dhe substancave narkotike e drogave, në disa me vetvrasje dhe lëndime të vetes dhe anëtarëve të familjes apo vrasjen e shokut/ shoqës", shkroi ndër të tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Krimi që ndodhë kudo tregon që sistemi gjyqësor është duke qaluar në hallkat e veta.

Krimi ku dhunohet cilido njeri dhe e drejta për jetë të sigurtë e sidomos të miturit e të pambrojturit shpërfaqë mungesën e dorës së mbrojtjes dhe drejtësisë.

Krimi i rëndë ndaj 11 vjeçares, poashtu tregon mungesën dhe dështimin e sistemit të edukimit dhe prezencën e lartë të traumës dhe sëmundjeve postraumatike dhe çrregullimeve mendore. Në disa shoqëri këto manifestohen me vrasje të qytetarëve, në disa të tjera me abuzim të alkoholit dhe substancave narkotike e drogave, në disa me vetvrasje dhe lëndime të vetes dhe anëtarëve të familjes apo vrasjen e shokut/ shoqës.

Të gjitha këto jemi duke i përjetuar në një formë apo tjetër ne si shoqëri që po kalon në shthurrjen e vlerave dhe rrjeteve sociale-shoqërore tradicionale dhe në mungesë të mekanizmave institucional, shkaktohet një zbraztirë shumë e madhe dhe e rrezikshme.

Është koha që në mënyrë shkencore dhe intervenim të përgjithshëm(holistik) të krijojmë mekanizma shërues e parandalues. Recidivizmi nuk duhet lejuar dhe në çdo paralajmërim duhet të aktivizohen institucionet sipas protokolit të miratuar ndërinstitucional. Në këso raste vetëm viktima ka të drejtë, të gjithë ne si shoqëri kemi dështuar dhe mbajmë përgjegjësinë për atë çfarë ndodhë mes nesh.

Lajme të ngjashme