AAK themlon degë në Boblingen të Gjermanisë, Haradinaj: Diaspora beson në koalicionin tonë
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka njoftuar se partia e tij ka themeluar degën në Boblingen të Gjermanisë.
Haradinaj është shprehur se diaspora beson se koalicioni i tij së bashku me Nismën për Koosvën si dhe të tjerë të interesauar për siç e quajnë Haradinaj e Limaj front opozitar. Ai është shprehur se diaspora beson se koalicioni i tyre mund e din t’a anëtarësoj Kosovën në NATO.
E plotë:
Diaspora ishte krah i fortë në të gjitha periudhat për atdheun dhe frymëzim në përpjekjet tona për të arritur deri tek liria.
Bashkatdhetarët në diasporë po i ofrojnë mbështetje të fuqishme koalicionit të prirë nga Aleanca, për t’i dhënë Kosovës qeveri fituese. Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në kuadër të shtrirjes në Gjermani ka themeluar nëndegës e saj të radhës, në Böblingen, me ç’rast ka zgjedhur edhe organet drejtuese të saj.
Ashtu si dikur që arritëm ta formojmë Ushtrinë e Kosovës, pavarësinë energjetike dhe prodhimin e rrymës nga zero në 900 megavat, si dhe Trepçën si aset shtetëror në bazë të ligjeve të Kosovës, diaspora po beson fuqishëm se Aleanca din dhe mundet ta bëjë Kosovën anëtare të NATO-s dhe me një ekonomi të zhvilluar.
Faleminderit kryetarit të Aleancës për Gjermani, Ukë Blaka dhe bashkëpunëtorëve për sukseset e vazhdueshme!