AAK nis zgjedhjet e brendshme, i thërret të gjitha degët të nisin përgatitjet
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njoftoi se Këshilli i Përgjithshëm mbajti mbledhjen e 180-të dhe vendosi vazhdimin e zgjedhjevev të brendshme që kishin ndërprerë më 6 mars 2026 si pasojë e zhvillimeve me "shpërbërjen" e Kuvendit të Kosovës.
Sipas vendimit të 12 shkurtit, zgjedhjet e brendshme rifillojnë më 27 mars dhe përfundojnë më 24 maj, me Kuvendin e Përgjithshëm.
Partia bëri të ditur se “të gjitha degët” janë udhëzuar të nisin përgatitjet, në përputhje me aktet e brendshme.
AAK e cilëson këtë si “proces të afrimit me qytetarët” dhe “reformë të brendshme”, me synim “fuqizimin e strukturave” dhe rritjen e përfaqësimit në nivel vendi.