AAK-ja i reagon ministrit Peci: Po manipulon, ne nuk jemi uzurpator - NACIONALE

AAK-ja i reagon ministrit Peci: Po manipulon, ne nuk jemi uzurpator

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka reaguar ministrit të Bujqësisë dhe Pylltarisë, Faton Peci, i cili sot ka postuar fotografi duke hyr në objektin ku i ka zyrat kjo parti, duke pretenduar se ministrisë në fjalë ia janë rikthyer mbi 600 metra katrorë.

Përmes një reagimi, AAK-ja ka vlerësuar se Peci është ministër manipulator.

Sipas partisë së Ramush Haradnaj, me veprimin e tij Peci tentoi të krijonte përshtypjen sikur ai objekt ka qenë i uzurpuar nga dikush.

AAK-ja ka bërë me dije se Ministrisë së Bujqësisë i paguan qira mujore për shfrytëzimin e 569 metra katrorë të objektit në fjalë.

“AAK ka kontratë me Ministrinë e Bujqësisë për një pjesë të objektit. Ne paguajmë qira mujore për shfrytëzimin e 569 metra katrorë, në katin përdhesë dhe të parë në vlerë prej 4552 eurosh në muaj, ku nuk përfshihet as bodrumi e as kati i dytë, që janë të mbyllura e të lëna në gjendje të mjerueshme. Pohimet e këtij far ministrit se gjoja "I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit...", janë pjesë e manipulimit ordiner të tij për të krijuar përshtypjen sikur ato paskan qenë të uzurpuara nga dikush”, është thënë në reagimin e AAK-së.

Sipas tyre, kjo nuk është hera e parë që Peci e bën një veprim të tillë.

“Nuk është hera e parë që Peci bënë manipulime të kësaj natyre me qëllim që ta luftojë politikisht Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, sepse edhe ashtu i kanë mbetur pak ditë aty ku është.

Ne jemi përpjekur që të jemi të kujdesshëm e të mos hapim debat publik dhe marrëdhëniet kontraktuale t'i kryejmë siç bëjnë subjektet e përgjegjshme, e të pranojmë të paguajmë një qira që është mbi vlerën e tregut, për një objekt që e ka renovuar Aleanca me mjete të veta, por këtë herë nik mund mos të themi se Faton Peci është një manipulues ordiner”, është thënë në reagim.

Lajme të ngjashme