A do ta mbështesë PD-ja e Sali Berishës Projekt-Rezolutën kundër raportit të Dick Martyt? Nacionalja merr përgjigjen nga deputeti Tritan Shehu
A do ta mbështes Sali Berisha me Partinë Demokratike Projekt-Rezolutën kundër raportit të Dick Martyt në Shqipëri? Nacionale ka folur me një deputet të kësaj partie, Tritan Shehun, dhe ka marrë një përgjigje në këtë pyetje.
Partia në pushtet (Socialiste) ka vendosur që të iniciojë një Projekt-Rezolutë kundër raportit të Dick Martyt, në një lëvizje të paprecedent deri tash kundër Gjykatës Speciale që së fundi po denoncohet për shkelje të të drejtave të njeriut në rastin e katër liderëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.
Tritan Shehu është një prej figurave më të pushtetshme në radhët e Partisë Demokratike, dhe i cili pati përgjigje mjaft interesante në një intervistë të realizuar me gazetën Nacionale dhe e cila do të publikohet më vonë.
“Ne padyshim se do ta votojmë, nuk ka asnjë dyshim kjo gjë. Megjithatë, se pari duhet të dënohet me rezolutë gjenocidi serb në Kosovë.” – u shpreh ai.
Për të marrë gjithë përgjgijen e kësaj partie në lidhje me çështjen e rezolutës, ju ftojmë të rrini me Nacionalen dhe të lexoni intervistën e përgatitur nga z. Muhamet Koci.

