7 milionë, shuma e borxhit të gastronomëve ndaj KRU Prishtina
Me vendim të qeverisë, bizneset e gastronomisë tash obligohen që t'u shërbejnë ujë nga çezma qytetarëve.
Megjithatë, zëdhënësja e KRU Prishtina, Arjeta Mjeku ka thënë se borxhi i këtyre bizneseve ndaj institucionit respektiv ka shkuar në 7 milionë.
“Borxhi total i të gjitha kategorive, për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit është afro 50 milionë euro. Borxhi total i sektorit të amvisërisë për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 40 milionë euro.
Borxhi total i sektorit të bizneseve të vogla e të mëdha është mbi 7 milionë euro (mbi 5 milionë euro bizneset e vogla dhe mbi 2 milionë euro bizneset e mëdha)”, ka thënë Mjeku për Lajmi.net.
