69 të vdekur e mbi 20 mijë shtëpi të shkatërruara nga përmbytjet në Iran - NACIONALE

69 të vdekur e mbi 20 mijë shtëpi të shkatërruara nga përmbytjet në Iran

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Organizata e Menaxhimit të Krizave të Iranit, ka njoftuar se të paktën 69 persona kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që kanë goditur qytetet në të gjithë Iranin.

Nezhad Jahani, një zyrtar i lartë në organizatë, po ashtu ka bërë të ditur se 45 persona janë ende të zhdukur në Teheran dhe tre provinca të tjera, ndërsa janë dëmtuar rreth 20,000 shtëpi banimi.

Irani ka dy javë që po lufton me përmbytjet vdekjeprurëse dhe rrëshqitjet e dheut. E sipas shkencëtarëve, kriza klimatike është ajo që po i bën më të mundshme ngjarjet e përmbytjeve të shpejta si ato që janë parë në Iran këtë javë.

Ndërkohë, një studim mbi efektet e ndryshimit të klimës në vend ka zbuluar se periudhat ekstreme të lagështa dhe të thata po bëhen më të shpeshta dhe se ka periudha më të zgjatura të temperaturave jashtëzakonisht të nxehta dhe frekuencë më të lartë të përmbytjeve në të gjithë vendin.

Edhe në vitin 2019, për shkak të përmbytjeve dhe reshjeve ekstreme në Iran, humbën jetën më shumë se 70 njerëz.

Lajme të ngjashme