25 vjetori i shëndetësisë në Prishtinë, punëtorët shëndetësorë parakalojnë në sheshet e kryeqytetit
Në nderë të 25 vjetrit të shëndetësisë së Prishtinës, punëtorët shëndetësorë të Qendrave Mjeksore Familjare dhe të Urgjencës, kaluan në sheshet e kryeqytetit.
Izet Sadiku, Drejtori i Shëndetësis në Prishtinë, Izet Sadiku ka numëuar sukseset të sektorit ë shëndetësisë së kryeqytetit, duke u ndjerë krenarë për arritjet e 25 viteve të fundit.
“Vetëm vitin e kaluar kemi dhënë diku rreth 3 milion e 500 mijë shërbime, mbi 1 milion e 100 mijë vizita, rreth 1 milion shërbime laboratorike. Ne kemi rrit shumë shërbime në Prishtinë e kemi rrit shërbimin shtëpiak që punon sot 12 orë 365 ditë, kemi rrit shërbimet laboratorike, radiologjike, stomatologjike dhe gjitha këto kanë ndikuar sot që ne me u krenu me shëndetësinë e Prishtinës”, tha Sadiku
Ndërsa foli edhe Arjeta Pula, njëherit edhe specialist e mjekësisë familjare, ku tregoi për aktivitet që I kanë zhvilluar gjatë kësaj jave.
“Aktivitetet kanë filluar me vizitën e nxënësve të shkollave fillore të mesme të ulëta në Qendrat e Mjekësisë Familjare me çrast nxënësit janë njoftuar për shërbimet që ofrohen në qendrat tona. Janë njoftu me mjekët e infermierët që janë të përkushtuar për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për fëmijët tanë”, shtoi ajo.
Kjo e fundit përmendi edhe dhurimin vullnetar të gjakut, përurimin e QKMF-së, Gani Demolli.