22 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
22 raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë përmes njoftimeve të zakonshme.
Sipas këtyre të dhënave, 12 raste janë në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër e Kamëz, nga 1 qytetar në Fier, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Gramsh.
Momentalisht në shtetin shqiptar janë 467 të infektuar aktivë.
Ndërkaq, në spitalin Covid-3 janë të shtrirë pesë pacientë.
