216 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri - NACIONALE

216 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

4 javë më parë

nga Muharrem Kafexhiu

216 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit.

Këtë e konfirmoi para pak çastesh Ministria e Shëndetësisë përmes postimeve tashmë të zakonshme.

Gjithashtu bëhet e ditur se për kohën respektive, fatmirësisht nuk është është regjistruar asnjë viktimë.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 806 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 216 qytetarë, në këto bashki:

82 në Tiranë, 18 në Lushnje, 16 në Fier, 15 në Durrës, 9 në Divjakë, 7 në Vlorë, nga 6 qytetarë në Kamëz, Kavajë, Patos, Sarandë, Gramsh, 5 në Shkodër, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, Përmet, Berat, nga 2 qytetarë në Bulqizë, Roskovec, Mallakastër, Gjirokastër, Këlcyrë, Tepelenë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Tropojë, Lezhë, Shijak, Kolonjë, Dimal.

Janë 3,537 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 251 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,251 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 216

Të shëruar në 24 orë 251

Të shtruar në spitale 17

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 806

Testime totale 1,959,160

Raste pozitive 327,369

Raste të shëruara 320,251

Raste Aktive 3,537

Humbje jete 3,581

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,604

Fier 377

Elbasan 266

Durrës 256

Shkodër 255

Korçë 204

Vlorë 198

Gjirokastër 127

Berat 103

Lezhë 80

Dibër 54

Kukës 13

Lajme të ngjashme