180 mijë euro veç shpenzime bazike, aktivisti kosovar tallet me bursat e MPJ-së për profesionistët nga Diaspora - NACIONALE

180 mijë euro veç shpenzime bazike, aktivisti kosovar tallet me bursat e MPJ-së për profesionistët nga Diaspora

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Aktivisti kosovar Avdyl Gashi, njëherit anëtar i Këshillit Nacional të Shoqërisë Civile për Bashkëpunim me Qeverinë, ka kritikuar ndarjen e bursave nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Sipas tij, nëse vendi ynë gëzon aq shumë para sa nuk di ku t'i shpenzojë, më mirë le t'i investojë në promovim dixhital.

Tutje ai thotë se shuma prej 1000 euro për një muaj për një profesionist është e madhe, sepse duke llogaritur nëse do të pranohen 30 sosh, atëherë do të shpenzohen 180 mijë euro.

"Në ndërkohë ta zëmë 180,000€ Kosova nëse bash ka aq shumë pare sa s’po din ku me i çu, mundet me realizu ndonjë fushatë për promovim dixhital (SEO), sepse ende në 'google' del me protesta, luftë edhe me raport të Dick Martyt. S’po di, analizojeni ju vet!!", shkroi ndër të tjerash ai.

Lajme të ngjashme