120 zyrtarë policorë: Detaje nga aksioni në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë - arrestohen 20 persona - NACIONALE

120 zyrtarë policorë: Detaje nga aksioni në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë - arrestohen 20 persona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë arrestuar 20 persona në një aksion në Prishtinë, Feriza, Kaçanik dhe Klinë.

Në njoftim janë dhënë detaje kofiskimet që janë bërë, ndërsa në këtë aksion kanë marrë pjesë 120 zyrtarë policiorë.

Njoftimi i plotë:

Komunikatë e përbashkët për media nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës

Prishtinë, 27 nëntor 2024 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, është zhvilluar aksion, nga hetuesit e Drejtorisë për Hetim të Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës.

Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar 14 lokacione, në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë dhe janë arrestuar 20 persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale: “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “Mashtrimi”.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova relevante dhe atë:

• Para të gatshme – rreth 120,000.00 euro;

• Vetura të ndryshme – 5 (pesë);

• Janë ngrirë mjete financiare nëpër banka në Kosovë, si dhe prona të paluajtshme;

• Rreth 30 kompjuter;

• Rreth 30 telefona;

• Pajisje memorizuese;

• Dokumente dhe prova tjera relevante për rastin, etj.

Në zbatimin e planit operativ kanë marrë pjesë rreth 120 zyrtarë policor (DHKK, DHKEK, DHKOKR, DHTN, DHTNj, DKT, NjSO, NjRSh, dhe Krimteknika-vendi i ngjarjes). Gjithashtu, në operacion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë gjerman, prokurorë dhe zyrtarë policor.

Me urdhër të Prokurorit nga Prokuroria Speciale, 10 të dyshuar dërgohen në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa 10 të dyshuar të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme