10 zyrtarë publik që dyshohet se dhanë patent shofer në këmbim të ryshfetit, dërgohen në mbajtje 48 orë - NACIONALE

10 zyrtarë publik që dyshohet se dhanë patent shofer në këmbim të ryshfetit, dërgohen në mbajtje 48 orë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar komunikatë në lidhje me aksionin që u zhvillua sot në disa lokacione. Sipas komunikatës ndaj 10 personave, zyrtar publik, është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë dhe për ta do të kërkohet paraburgim.

Ata, dyshohet se pajisen me patentë shofer, kandidatët që dhanë ryshfet. Madje për këtë punë, prokuroria përdori edhe masa të fshehta.

Lexojeni të plotë komunikatën:

Komunikatë për Media nga Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 29 Maj 2025 – Prokuroria Themelore në Prishtinë/Departamenti për Krime të Rënda/Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit njofton opinionin publik se në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saj në luftimin e korrupsionit dhe veprave penale kundër detyrës zyrtare, gjatë hetimeve te vazhdueshme kanë ndaluar dhjetë (10) persona per kryerjen e veprave penale si ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 ‘’Marrja e ryshfetit’’ nga neni 421 ‘’Dhënia e ryshfetit’’nga neni 422 ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 si dhe ''Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Bastisjet janë kryer në disa lokacione të ndryshme si dhe gjatë aksionit të zhvilluar janë sekuestruar disa prova matriale: armë (kallashnikovë), armë gjuetie, municione, para, telefona celular, shtëpiza të kompjuterëve.

Personat e ndaluar janë zyrtarë publikë të cilët dyshohen se me qëllim që kandidatët të pajisen me patentë shofer kanë kërkuar para ryshfet, gjatë së cilës u kanë mundësuar atyre të pajisen me patentë shofer në mënyrë të kundërligjshme.

Me kërkesë të prokurorit të shtetit, dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake për disa muaj janë zbatuar masat e fshehta të hetimit.

Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të parashtron kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve.

Andaj, Prokurori i shtetit mbetet i përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit dhe se do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre veprave penale.

Lajme të ngjashme