10-vjeçari dorëzon në polici një kuletë të gjetur me para në Ferizaj
Policia e Kosovës njofton se një 10-vjeçar ka dorëzuar sot në polici një portofol të gjetur me para dhe dokumente në Ferizaj.
“Në portofol janë gjetur dokumente personale, si dhe 1130 euro, 20 franga zvicerane dhe 130 denarë maqedonas. Pas verifikimit, policia ka arritur të identifikojë dhe të kontaktojë pronarin, B.B. nga Kaçaniku, i cili është paraqitur menjëherë në stacionin policor dhe ka konfirmuar se të gjitha sendet dhe paratë ishin të paprekura, të cilat i janë kthyer me procesverbal”, thuhet në njoftim.