10 ditët e fundit për president, Bahtiri: Derisa ne merremi me inate, Serbia po armatoset çdo ditë
Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka kërkuar bashkim politik për zgjedhjen e presidentit dhe stabilitet institucional.
“Kemi nevojë për përgjegjësi kombëtare… jo për triumfe partiake”, shkroi ai.
Ai paralajmëroi për rreziqe të jashtme se “derisa ne merremi me inate… Serbia po armatoset çdo ditë”.
Bahtiri kritikoi përçarjet në Kuvend dhe foli për rol bllokues të Listës Serbe.
“Shteti nuk është lojë, por amanet i lënë me gjak”, theksoi ai.
Ai u bëri thirrje deputetëve që “të bëhemi bashkë… t’i japim popullit sigurinë që meriton”.